
Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.
Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.
“Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.
Advertisement
The post Kaos në Kuvend, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje appeared first on Telegrafi.