Kanë mbetur edhe 14 mijë vaksina, të hënën do të arrijnë të kompanisë “Pfizer”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid.

“Rreth 10 mijë nga vaksinat AstraZeneca, rreth 3 mijë apo më pak nga vaksinat Sputnik dhe 1 mijë nga vaksinat kineze”, tha Filipçe.

Nuk mendon se do të krijohet hapësirë në procesin e vaksinimit, pasi vlerëson se ai do të plotësohet me vaksinat Pfizer të cilat i paralajmëroi se do të arrijnë ditën e hënë.

“Gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë deri dje. Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer, ajo u vërtetua gjatë ditës së djeshme dhe gjatë mëngjesit. Do të arrijnë me transport ajror deri në Sofje, dhe me transport special do të sillen në Shkup”, deklaroi Filipçe, transmeton TV21.

Advertisement

Me këto vaksina do të vaksinohen të moshuarit, ndërkaq as sot nuk tregoi se me cilën vaksinë do të imunizohet ai personalisht.

“Nuk kam asnjë preferencë. Kështu që le të arrijnë më shumë vaksina dhe do të shohim”, deklaroi Filipçe.

The post Kanë mbetur edhe 14 mijë vaksina, të hënën do të arrijnë të kompanisë “Pfizer” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy