Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mielvska thotë se nuk ka pasur negociata me Qeverinë për të votuar për ndryshimet kushtetuese në Kuvend për ndryshimin e emrit dhe më pas të ketë privilegje për rastin gjyqësor “Tenderët”.

Ajo tha se interesat e shtetit janë në rend të parë dhe se nga distanca aktuale mund të thuhet se nuk ka pasur bisedime për rastin gjyqësor kundër saj duke marrë parasysh me atë se rasti ende ka zgjatur dhe vazhdimisht ka shkuar në gjykatë.

“Kam lëndë gjyqësore që po vijon, shkoj në gjykatë me ftesë. Personalisht nuk kam negociuar, nuk më ka ardhur ndërmend. Interesat e shtetit janë në vend të parë dhe ashtu do të mbesë”, tha Kançeska-Milevska.

Ajo për për dëmtimet në Teatrin e Maqedonisë që ishte projekt i Shkupi 2014 e që kushtoi 37 milionë euro thotë se ka ndodhur për shkak të mosmirëmbajtjes dhe jo për shkak të mungesës së cilësisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kançeska-Milevska: Nuk më ka ardhur ndërmend të negocioj me Qeverinë për rastin gjyqësor kundër meje appeared first on Telegrafi.