Një kamion i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është aksidentuar mbrëmë në autostradën “Trakia” në drejtim të Sofjes.
Raportimi për aksidentin është marrë rreth orës 20:30 në drejtorinë rajonale të MPB-së në Pazarxhik, njoftoi BNT.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të policisë rrugore, zjarrfikës dhe ambulanca.
Shoferi nga Maqedonia është dërguar në spitalin e Pazarxhikut. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të mjetit.
Kamioni po transportonte plehra, i cili ishte i shpërndarë në rrugë dhe u morën masa për pastrimin e tij.
Qarkullimi nuk është ndërprerë, ai rregullohet nga policia rrugore. Inspektimi është në vazhdim.
*Foto: Arkiv
The post Kamioni i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë aksidentohet në Bullgari appeared first on Telegrafi.