MPB është duke përfunduar projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë nëpër rrugën kryesore, të cilat do të përfshijnë rreth 100 bulevarde dhe kryqëzime, rrugë gjithnjë e më të mëdha. 90 për qind e konfigurimit dhe instalimit tashmë ka përfunduar dhe në më pak se dy muaj, policia do të vendosë plotësisht sistemin “Safe City”.

Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, Sasho Topalovski, tha se kalimi në ngjyrën e kuqe të semaforit dhe tejkalimi i shpejtësisë do të jenë kundërvajtjet kryesore që do të sanksionohen.

“Kalimi në ngjyrën e kuqe të semaforit dhe tejkalimi i shpejtësisë do të jenë kundërvajtjet kryesore që do të sanksionohen me video vëzhgim dhe askush nuk do të mund t’i shmanget dënimit nëse nuk respekton rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thotë kreu i SPB Shkup, Sasho Topalovski.

Gjobat do të dërgohen në mënyrë elektronike dhe me postë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike appeared first on Telegrafi.