Kryetari i ri Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski tha se e institucioni do të drejtohet me integritet, paanshmëri dhe çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit.
“Të jeni të sigurt se institucioni do të drejtohet me integritet, paanshmëri dhe çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit. Kjo është shtëpia e gjyqtarëve, i inkurajojmë që të punojnë sipas ligjeve dhe të mos bien nën asnjë ndikim”, tha Kambovski pas zgjedhjeve.
Sipas tij, gjyqtarët që nuk funksionojnë sipas ligjeve do të largohen nga sistemi gjyqësor.
“Është koha që t’i jepet fund çdo gjyqtari që nuk punon sipas ligjeve, por sipas interesave të tij personale dhe ka rënë nën ndikimin që të mos ketë vend në sistemin gjyqësor”, thekson Kambovski./Telegrafi/
The post Kambovski: Gjyqtarët që nuk punojnë sipas ligjeve nuk do të kenë vend në sistemin gjyqësor appeared first on Telegrafi.