“Të gjitha çështjet rreth pozitës së bashkësive etnike, grupeve dhe të ngjashme janë çështje të secilit shtet. Ndonjë shtet mund të sugjerojë çfarëdo qoftë, por çështja varet nga vetë ne, nga vendimi ynë. Domethënë ne kemi mekanizma për këtë, nëse fillohet iniciativë për ndryshim të Kushtetutës, ai duhet të jetë vendimi im”.

Këtë e deklaroi sot akademik Vllado Kambovski para Kuvendit Vjetor të ASHAM, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesës së Sofjes për futje të bullgarëve në Kushtetutë.

Kambovski këtë nuk e vlerëson si përzierje në punët e brendshme të vendit, sepse, siç tha, këtu askush nuk mund të përzihet dhe të diktojë se çka do të bëni.

Ai theksoi se dje kanë pasur debat në temë mbrojtja juridike kushtetuese e të drejtës së mjedisit jetësor, gjatë së cilës kanë arritur në konstatimin e njëjtë se është e nevojshme që të bëhet reformë e një pjese të rëndësishme të Kushtetutës, ndërsa kjo është pjesa e cila ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese dhe të mbrojtjes juridike kushtetuese sipas mundësisë dhe me futjen e institutit të padisë kushtetuese për mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore njerëzore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtoi se ishin të përqendruar në preambulën e Kushtetutës, në dispozitat të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike ose nacionale etj, dhe ato, siç theksoi, janë rregulluar relativisht mirë.

The post Kambovski: Është vendimi ynë nëse do të hapet Kushtetuta appeared first on Telegrafi.