22 akomodues dhe hotelierë nga destinacionet turistike në të gjithë vendin kanë marrë kallëzime penale për mosrespektimin e rekomandimeve për mbrojtjen kundër coronavirusit.

Udhëheqësja e Inspektoratit për Inspektim, Meri Proja Prodanovska, njoftoi sot në Ohër i konfirmoi pohimet e shërbimeve të inspektimeve, për kontrollet e forcuara të hotelierëve dhe akomoduese gjatë fundjavës së zgjatur në Ohër, Strugë, por edhe në vendet e tjerë turistikë në të gjithë vendin.

Inspektorati Shtetëror i Tregut aktualisht po bën kontrolle intensive në bregun e Ohrit, ndërsa kontrollet po kryhen me ndihmën e policisë për të siguruar respektimin maksimal të masave dhe protokolleve për mbrojtje nga COVID-19.

“Që nga e premtja, janë regjistruar 22 shkelje të masave qeveritare nga objektet e kategorizuara të akomodimit dhe hotelierisë dhe bazuar në nenet 205 dhe 206 të dekretit, kundër tyre do të ngritet kallëzime penale”, tha Proja Prodanovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj shkelje janë vërejtur: tetë në Ohër, katër në Strugë, pesë në Manastir, tre në Dojran dhe një në Mavrovë dhe Koçan.

Sidoqoftë, nga kontrollet në terren, Proja Prodanovska tha se në dy ditët e kaluara, respektimi i masave qeveritare mund të vërehet në shumicën e subjekteve juridike./Telegrafi/

The post Kallëzime penale në Strugë dhe Ohër për objektet hotelierike të cilat nuk kanë respektuar protokollet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";