Kallëzime penale kundër disa personave nga Shkupi të cilët kanë organizuar festa në kohë pandemie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse është e ndaluar festohet dhe bëhen dasma nëpër kafene dhe restorante.

Kallëzime penale janë ngritur kundër disa qytetarëve për shkelje të rregullave shëndetësore, sepse gjatë pandemisë ata festuan në grupe të mëdha.

Njësia e MPB-së në Gazi Babë ka ngritur kallëzime penale kundër një banori të Shkupit dhe një shtetasi gjerman për organizimin e një feste familjare më 8 gusht në një restorant që ishte mbyllur për ca kohë.

E njëjta njësi ka ngritur kallëzime penale kundër personave tjerë të cilët më 1 gusht në një shtëpi në Idrizovë kanë festuar Kurban Bajramin./Telegrafi/

Advertisement

The post Kallëzime penale kundër disa personave nga Shkupi të cilët kanë organizuar festa në kohë pandemie appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy