Tetë kallëzime penale janë parashtruar për personat të cilët në vendkalimin kufitar “Deve Bair” kanë treguar PCR test të falsifikuar.
Siç njoftojnë nga MPB, kallëzime penale kanë marrë E.M (34), F.H.M (33), të du nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, E.I (29) dhe Xh.I (29) nga Gostivari, N.A nga Kondova, V.B (22) dhe A.M (35) nga Studeniçani dhe B.S (25) nga Shkupi.
Ata akuzohe për falsifikim të dokumentit dhe mosveprim sipas rregtullave dhe udhëzimeve shëndetësore gjatë pandemisë./Telegrafi/
The post Kallëzim Penal për tetë shtetas të Maqedonisë që kanë pasur PCR test të rremë appeared first on Telegrafi.
Advertisement