Kallëzim penal për objektin hotelerik ku u takua Hristijan Mickoski

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kallëzim penal për objektin hotelerik ku u takua Hristijan Mickoski

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski sot informoi se dy inspektorët të cilët mbrëmë e kanë mbikëqyrur objektin e hotelierisë, ku u takua udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, nuk u lejuan të kontrollojnë brendësinë e objektit.

Siç ka sqaruar Paunovski, ata ishin në kontroll rutinë, por kur nuk u lejuan të hynin në ndërtesë, ata dyshuan dhe thirrën edhe dy kolegë të tjerë, dhe më vonë edhe shefin e Sektorit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër objektit hotilerik tashmë është ngritur procedurë kundërvajtëse për pengimin e personave zyrtar të ushtrojnë detyrën e tyre, ndërsa sot parashtruan edhe padi penale në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga rregullorja e Qeverisë.

Lexo po ashtu:

Mickoski: Mbrëmë kam qenë në restorant, jam i gatshëm të paguaj gjobë

Advertisement

Ai theksoi se nuk ka selektim në veprim dhe se ajo që i intereson Inspektoratit të Tregut janë personat juridikë, dhe jo personat fizikë që gjenden në objekt.

“Si Inspektorat, ne veprojmë vetëm kundër personave juridikë që nuk respektojnë protokollet. Personat fizik as na interesojnë e as që i legjitimojmë. E vetmja gjë që u interesonte inspektorëve është pse nuk u hap”, tha Paunovski në konferencë për shtyp.

Advertisement

Apeloi që të lejohen inspektorët të ushtrojnë detyrën e tyre dhe mos vendosen në konotacion politik./Telegrafi/

The post Kallëzim penal për objektin hotelerik ku u takua Hristijan Mickoski appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy