Prokuroria Themelore e Prilepit ngriti kallëzim penal kundër personit P.K (32) nga Prilepi dhe një subjekt juridik, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose ndonjë shërbimi tjetër”.

Sipas policisë, P.K si i papunësuar, gjatë vitit 2017 ka aplikuar për masën aktive të Programit për vetpunësim e dorëzuar në Qendrën për Punësim Prilep dhe aplikim për shfrytëzimin e grantit sipas kushteve të Programit për punësim.

Pas pranimit të aplikacionit ka formuar firmë dhe ka bërë marrëveshje me UNDP dhe Agjencinë për Punësim ku jepen 246 mijë denarë për të blerë pajisje.

“Në kundërshtim me marrëveshjen dhe obligimet, ai nuk ka realizuar blerjen e pajisjeve dhe nuk ka bërë pagesën e pagës bruto. Firma nga Regjistri Qendror gjatë vitit 2019 është likuiduar, ndërsa mjetet nuk janë kthyer dhe personi ka dëmtuar buxhetin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë/Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kallëzim penal për një person nga Prilepi i cili ka marrë para për vetpunësim, por nuk i ka kthyer appeared first on Telegrafi.