SPB – Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër Sh.I (36) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer veprvn penale ‘Shantazh’.
Sipas njoftimit të policisë, 43-vjeçari prej vitit të kaluar deri në pranverë ka qenë në lidhje me një grua dhe pa dijeninë e saj ka incizuar video përmbajtje me material komprometues, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas kësaj, në prill të këtij vitit, 43-vjeçari nga Kumanova i ka kërkuar martesë, por ajo ka refuzuar.
“I dyshuari pas refuzimit ka shantazhuar se do t’i dërgojë incizimet te familjarët dhe miqtë e saj duke i dërguar gruas dy incizime, dhe duke shtanazhuar se videot tjera do t’i publikojë në rrjete sociale”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
The post Kallëzim penal për një person nga Kumanova i cili ka shantazuar një grua që i ka refuzuar martesën appeared first on Telegrafi.