Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penale kundër Sh.S., inspektor në SPB Tetovë.
Inspektori akuzohet për shkelje të nenin 288 të Kodit Penal, respektivisht dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
“I pandehuri, më 02.06.2020 në ambientet e SPB-Tetovë, për shkak të pakujdesisë ka qëlluar me pistoletë në zyrën e tij, askush nuk u lëndua. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm gjithashtu ka paraqitur iniciativë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore para komisionit kompetent”, thonë nga MPB.
The post Kallëzim penal për inspektorin nga Tetova, gjuajti me armë në zyrën e tij appeared first on Telegrafi.
Advertisement