Kundër drejtorit të Qendrës për kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani, është dorëzuar kallëzim penal, për shkak të vendosjes së një tabele informative me flamurin shqiptar dhe mbishkrimin “Republika e Shqipërisë”.
Siç thonë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Osmanit është dorëzuar për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prishje e imazhit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Ai më 25 mars si drejtor i Qendrës për kulturë ‘Koço Racin’, ka lejuar që në hapësirën e bibliotekës të vendoset tabelë në të cilën përmenden emër dhe stemë e një shteti të huaj, me mbishkrim në gjuhën shqipe”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se në ato hapësira është larguar stema dhe flamuri i Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
The post Kallëzim penal për drejtorin e Qendrës për kulturë në Kërçovë, pasi vendosi flamurin shqiptar appeared first on Telegrafi.