Kallëzim penal ndaj një zyrtari në Komunën e Radovishit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj një zyrtari komunal në Komunën e Radovishit mbi dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas policisë financiare, i dyshuari nuk ka obliguar një operator për kryerjen e punimeve ndërtimore të aktivizon garancinë obligative bankare në tenderim dhe me këtë ka dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 108 mijë denarë.

Operatorit i është mundësuar që në këtë mënyrë të përfitojë mbi 2 milion denarë, ndërsa i njëjti përsëri edhe pse ka shkelur rregullat paraprake të prokurimit dhe tenderimit, i është mundësuar tender i ri për të njëjtin kanalizim edhe pse herën e parë nuk e kishte përfunduar sipas projektit të paraparë.

The post Kallëzim penal ndaj një zyrtari në Komunën e Radovishit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy