Më datë 05.01.2025 rreth orës 22:00, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim ilegale të Drogave në SPB Veles kanë ndaluar A.I (30), S.K (26), të dy nga Velesi dhe B.S. nga Kavadari.
Gjegjësisht, në pikën e pagesës “Sopot”, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Velesit, i drejtuar nga I.A., dhe pasagjerë ishin S.K. dhe B.S., tek S.K. u gjet dhe u sekuestrua heroina.
S.K. është ndaluar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik.
Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër S.K. është paraqitur kallëzim penal për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, njoftojnë nga MPB.
Më 06.01.2024. , i njëjti është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të masës së caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Telegrafi/
The post Kallëzim penal ndaj një personi nga Velesi, dyshohet për tregti me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.