Kallëzim penal ndaj 43 vjeçares, pasi i dha shoqes 50 euro i kërkoi afër 900 euro në formë fajde

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj qytetares nga Koçani për fajde ndaj shoqes së saj.

“Kallëzim penal ndaj 43 vjeçares S.I. nga Koçani, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “fajde” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 260 paragrafi 1 të Kodit Penal”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ajo i ka dhënë shoqes 50 euro borxh në fund të vitit 2018, për çka çdo muaj ka kërkuar kamatë prej 1 500 denarë.

Deri në mars të vitit 2022 ka siguruar 33 mijë denarë dhe gjëra në vlerë prej 20 700 denarëve, në kthim të 50 eurove që i ka marrë më herët.

Advertisement

Vitin e kaluar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar aksionin kundër “fajdeve”, si pjesë e luftës për rritjen e sigurisë së përgjithshme në vend, për çka ka kërkuar nga qytetarët të paraqesin rastet edhe në mënyrë anonime.

Policia, duke e përkufizuar “fajden” si dhënie e të hollave hua me kamatë shumë të lartë, përkujtoi që në bazë të nenit 260 nga Kodi Penal, kjo është një vepër e dënueshme deri më 3 vjet.

The post Kallëzim penal ndaj 43 vjeçares, pasi i dha shoqes 50 euro i kërkoi afër 900 euro në formë fajde appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy