SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, kundër D.T (58) nga Demir Hisar për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

D.T në cilësinë e zëvendëskomandantit të Policisë Pyjore në Demir Hisar, në dy raste ka vepruar në kundërshtim me autoritetin e tij.

“Përkatësisht në fshatin Smilevë dhe në fshatin Pribilci janë gjetur dy persona duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion, por i pandehuri edhe pse ka qenë i detyruar nuk ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave dhe të nesërmen ua ka kthyer veturat”, thuhet në njoftimin e MPB Maqedoni.

The post Kallëzim penal kundër zv.shefit të Policisë Pyjore në Manastir appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";