“Me datë 06.10.2023, zyrtarë policorë nga SPB Shkup, kanë ndaluar I.P. (81) nga Shkupi për shkak të dyshimit se me datë 21.09.2023 rreth orës 12:45 në komunën e Shkupit Kisella Voda, ka prekur një të mitur në pjesët intime të trupit.
Nga ana SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal pas procedurës së shpejtë për veprën penale “përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i KP.
I.P. është sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake dhe i është shqiptuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Kallëzim penal kundër një personi nga Shkupi, dyshohet për ngacimim seksual appeared first on Telegrafi.
Advertisement