Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria S.A (31) nga Kumanova, për arsye se ka dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “gjah dhe mbajtje të kafshëve të egra”.
“Pas marrjes së informacioneve operative për mbajtje ilegale të një kafshe të egër, janë ndërmarrë masa dhe aktivite dhe me urdhër gjyqësor janë kontrolluar tre lokacione në Kumanovë”, thonë nga policia.
Nga policia shtojnë se me personin S.A është marrë në pyetje dhe me urdhër të Prokurorit Publik, nga SPB Kumanovë është parashtruar kallëzim penal.
Në lidhje me këtë rast po ndërmerren edhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
The post Kallëzim penal kundër një personi nga Kumanova për shkak se ka mbajtur luan në shtëpinë e tij appeared first on Telegrafi.