Kallëzim penal është ngritur kundër shoferit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i cili shkaktoi një aksident në komunikacion në udhëkryqin para Qeverisë.
“SPB Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër J.B. (38) nga Shkupi i dyshuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion” nga neni 297 i Kodit Penal.
I raportuari më datë 07.02.2022 rreth orës 19:15, duke drejtuar veturën “Skoda” me targa të Shkupit në Bul. “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, nuk është ndalur në semaforin me dritë të kuq, ndërsa kur është futur në kryqëzimin e Bul. “Ilinden” ka goditur automjetin “Kia”, të drejtuar nga A.T. (36) nga Shkupi, i cili nga goditja ka ndryshuar drejtim dhe ka goditur një veturë tjetër “Fiat”, drejtuar nga D.P. (45) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e sotëm të MPB-së.
Në aksident ka mbetur i lënduar J.B. dhe udhëtari i automjetit “Skoda”, B.G. (35) nga Shkupi, të cilët me autoambulancë janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza”.
Dënimi maksimal për këtë lloj vepre është tre vjet burg./Telegrafi/
The post Kallëzim penal kundër një personi i cili shkaktoi aksident para Qeverisë së RMV-së appeared first on Telegrafi.