Kallëzim penal kundër një 53-vjeçari nga Shkupi, dyshohet për tregti të paligjshme me mbeturina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kallëzimi penal është ngritur kundër 53-vjeçarit M.J. nga Shkupi për shkak të tregtimit të mbeturinave pa pasur leje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për kryerjen e aktivitetit.

“Me datë 27.07.2023, zyrtarë policorë nga Njësia kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në një vend të paregjistruar kanë konstatuar se kanë kapur të raportuarin duke bërë tregti me mbeturina pa pasur leje për veprimtari të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje njoftojnë se Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në kuadër të SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i mjedisit dhe natyrës me mbeturina”./Telegrafi/

The post Kallëzim penal kundër një 53-vjeçari nga Shkupi, dyshohet për tregti të paligjshme me mbeturina appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy