Departamenti për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda ka ngritur kallëzim penal kundër Z.P.(41) nga Shkupi, i emërtuar në raportin policor si ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit”
“I raportuari në cilësinë e personit të autorizuar – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në vitin 2016 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, me çka është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 me shumë prej 4.386.033 denarë”, thonë nga MPB.
Z.P. keqpërdorimin e ka kryer pasi i ka siguruar një kompanie nga Radovishi fitim kundërligjore në vlerë prej 7.534.497 denarë dhe përfitim të kundërligjshëm në vlerë prej 1.517.033 denarë në favor të një kompanie nga Shkupi./Telegrafi/
The post Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të AUV-së në Maqedoni appeared first on Telegrafi.