Kallas shpreson për zgjerimin e BE-së: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, pohon se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”.

Këtë koment Kallas e ka bërë në rrjetin “X”, nga ku tregon se gjatë qëndrimit në Romë ka theksuar shpresën për zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme

‘’Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Siguria jonë është e pandashme. Bashkëpunimi ynë është thelbësor. Sot në Romë, nënvizova këtë perspektivë të përbashkët të sigurisë dhe shpresën tonë për përparim të vërtetë në pesë vitet e ardhshme në zgjerimin e BE-së, bazuar në progresin me reformat”, shkruan Kallas.

The post Kallas shpreson për zgjerimin e BE-së: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy