Burgu i Idrizovës është burgu më i keq në Evropë, të burgosurit jetojnë në kushte çnjerëzore dhe degraduese, vuajtja e një viti burg në Idrizovë është e barabartë me një vit e gjysmë në kushte normale në burg, thotë profesori universitar i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev.
Sipas tij, kriza në Idrizovë mund të shmanget vetëm me uljen e dënimit të të burgosurve, përkatësisht me amnisti.
Kalajxhiev është i këtij qëndri pasi që siç thotë, nuk sheh që së shpejti do të ndërtohet një burg i ri që do t’u ofronte të burgosurve kushte humane për vuajtjen e dënimit me burg. Dy dekada që prej ku ka paralajëmrime se do të ndërtohet një objekt i ri.
Përveç kushteve të mjerueshme, burgu është në gjendje krize prej më shumë se një muaji për mungesë të personelit, ndërsa të burgosurit ruhen nga policia dhe ushtria. Ushtria ruan muret, policia është përgjegjëse për portën dhe sigurinë brenda, por nuk dihet se kur do të mbërrijë personeli i trajnuar.
Qeveria obligoi Drejtorinë e Sanskioneve, Ministrinë e Drejtësisë që të shpallin punësimin e ardhshëm. Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pohon se situata është plotësisht nën kontroll. /Telegrafi/
The post Kalajxhiev: Kriza në burgun e Idrizovës mund të shmanget vetëm me amnisti të reja! appeared first on Telegrafi.