“Në Shkup, nga njëra anë, ne shohim gjeste të mira ndaj Bullgarisë, drejt BE-së, me emërimin e njerëzve progresivë si Vllado Buçkovski, e cila jep qartë shenjë të një përpjekjeje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por nga ana tjetër realiteti është krejtësisht i ndryshëm. “Shteti i thellë”, i lidhur jo vetëm me OBRM-PDUKM-në, por edhe me struktura shumë më të gjera në shoqëri, e shohim shumë më të fortë”, tha për “BNR” Naum Kajçev, anëtar bullgar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Edukative.
Sipas tij, në vendin tonë ekziston versioni që problemi kryesor është mbiemri “maqedonas”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dhe madje edhe media e respektuar, e besueshme si “Deutsche Welle” për Maqedoninë e Veriut i lejon vetes tituj të tillë si “Historianët Bullgarë në komision këmbëngulin të mos përmendin asgjë në lidhje me mbiemrin maqedonas”. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Formulimi “Republika e Maqedonisë së Veriut” përdoret gjithashtu në dokumentet evropiane, por në Shkup nuk ka protesta kundër Komisionit Evropian, por kundër historianëve bullgarë”, komentoi Kajçev.
Ai tregon se kjo ishte bërë me qëllim të qartë propagandistik – për të krijuar një imazh të Bullgarisë, se ajo mohon çdo identitet maqedonas të popullit modern.
“Historianët në komision nga pala bullgare po bëjnë një hap prapa në pozicionet e rëna dakord – për shembull për Car Samuelin. Ne pamë një tërheqje, për të mos përmendur refuzimin e kolegëve nga Shkupi nga ajo që është rënë dakord, nga ajo që është arritur tashmë. Ata nuk duan të harmonizohen me historiografinë botërore, në të cilën shkruajnë pa mëdyshje për fqinjin tonë lindor”, shtoi ai./Telegrafi/
The post Kajçev: “Shteti i thellë” në Maqedoninë e Veriut është shumë i fortë appeared first on Telegrafi.