Kaevski: Pres që javën e ardhshme në koordinim të hapet çështja për grupet e punës për datën e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski pret në koordinim gjatë javës së ardhshme në Kuvend të hapet çështja për grupet e punës për përcaktimin e datës së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“Qëndrimi ynë rreth datës së zgjedhjeve është parimor dhe që në fillim kemi thënë se fillimisht do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, e më pas në afatin e përcaktuar ligjor zgjedhjet e rregullta parlamentare. Në pjesën e grupeve të punës, pres në koordinim gjatë javës së ardhshme me të gjithë koordinatorët e partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, të hapet kjo çështje dhe sigurisht, ne si parti politike jemi të gatshëm dhe do të propozojmë një anëtar për përcaktimin e datës së saktë për mbajtjen edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe ato parlamentare të rregullta, sipas ligjeve”, tha sot Kaevski në pyetjen e gazetarëve.

Siç shtoi, deri në Vitin e Ri ka kohë adekuate që të formohen grupet e punës, pastaj përmes punës të përcaktohen datat e sakta për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe të rregullta parlamentare, që, theksoi, besoj se do të ndodhë deri në fund të këtij viti. Deri në Vitin e Ri tashmë do të kemi një datë konkrete që pres të miratohet me konsensus”, tha Kaevski.

I pyetur për koment për raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, zëdhënësi i LSDM-së tha se i ka “konfirmuar faktet se OBRM-PDUKM është frenuesja në rrugën evropiane dhe reformave”.

Advertisement

“Qartë theksohet se OBRM-PDUKM në mënyrë aktive ka bllokuar punën e Kuvendit, që ka qenë pengesë e konsiderueshme për punën e Kuvendit. Edhe krahas opstruksioneve të opozitës shteti vazhdon t’i përmbushë kushtet për vazhdimin e negociatave për anëtarësim. Bllokadat dhe opstruksionet e Micksoi-t dhe OBRM-PDUKM-së duhet të mposhten dhe jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të mposhten, kjo është për të gjithë qytetarët dhe për përparimin dhe të ardhmen e shtetit tonë”, potencoi Kaevski, i cili mbajti konferencë për shtyp për punën e pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së në dy vitet e fundit.

The post Kaevski: Pres që javën e ardhshme në koordinim të hapet çështja për grupet e punës për datën e zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy