Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski sot theksoi se mospjesëmarrja eventuale e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike është alibi për humbjet e dyfishta.
Ai thotë se politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së, bllokadat, tentativat për ta futur vendin në ngërç, për të bllokuar Kuvendin i shohim prej vitesh.
“OBRM-PDUKM nuk di gjë tjetër, sepse nuk ka ofertë për qytetarët.
Përpjekjet për të krijuar një krizë nuk janë diçka e re, unë fola për to në shtyp. Meqë nuk ka funksionuar deri më tani, nuk do të funksionojë as këtë herë.
Nuk do të gjejë alibi, Mickoski po përballet me humbje të dyfishtë në zgjedhje, ai e di shumë mirë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/
The post Kaevski: OBRM-PDUKM po mundohet të krijojë krizë të re politike në Maqedoni appeared first on Telegrafi.