Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski sot tha se para dy viteve u realizua një nga qëllimet strategjike nacionale siç është anëtarësimi në NATO.

“Dy vite të sigurt dhe të fuqishëm. Flamuri i Maqedonisë me krenar valon para selisë në Bruksel, ndërsa ushtria e Maqedonisë së Veriut është krah për krah me ushtritë më të fuqishme në botë”, u shpreh Kaaevski.

Për fat të keq, siç theksoi Kaevski, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe rrezikimi i sovranitetit ukrainas dëshmoi se sa lehtë mund të rrezikohet siguria e qytetarëve.

“Kjo na tregon se sa e rëndësishme është anëtarësimi në NATO dhe falë atij suksesi, qytetarët tanë sot mund të jenë të qetë”, tha Kaevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, NATO do të thotë siguri dhe mbrojtje të territorialitetit të shtetit, ndërsa nga perspektiva e tashme vërtetoi se, siç thotë Kaevski, bllokimet e OBRM-PDUKM-së në kuvend, referendum dhe Marrëveshjes së Prespës ishin në dëm të shtetit./Telegrafi/

The post Kaevski: NATO do të thotë siguri, OBRM-PDUKM me bllokimet ishin në dëm të shtetit appeared first on Telegrafi.