Kaevski: Fronti Evropian do të formojë qeverinë e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë për 24 Analizë në TV 24, Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së, ka deklaruar se anketat e OBRM-PDUKM-së janë të dyshimta dhe se fitues në zgjedhjet e ardhshme presidenciale pritet të jetë kandidati i propozuar nga LSDM-ja.

“Sa për t’ju kujtuar, porositësi i atyre sondazheve, i njëjti që i publikon, le t’ua kujtojmë qytetarëve, është i njëjti që parashikoi fitore të dyfishtë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Mavrovë-Rostushë dhe të njëjtit që parashikuan se në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Gordana Siljanovska do të priste para Stevo Pendarovskit në raundin e parë me 80/90 mijë vota dhe parashikuan se OBRM-PDUKM do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 me së paku 10 deputetë dhe pastaj të gjithë e dimë se çfarë rezultati ishte”, tha Kaevski.

Kaevski ka treguar se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale fitues do të jetë kandidati i propozuar nga LSDM-ja për president dhe Fronti Evropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të formojë qeverinë e re.

“Përderisa po flasim për duart në mjaltë, dolën informacione edhe për një nga kolegët tanë deputetë që kishte fonde që i kishte fituar me një kompani në Bullgari, pra si bajanaku i Mickoskit bën miliona euro nga kompania në Bullgari dhe kjo është një temë e mirë për t’u hapur, sepse nuk ishte diktati bullgar, ishte euro. E njëjta gjë edhe me Igor Janushevin, si fitojnë para dhe punojnë në agjendë që të mos kalojnë amendamentet ku do të futen 3000 bullgarë në Kushtetutë, që vendi ynë të ngecë në rrugën evropiane”, tha Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së në 24 Analizë e TV 24, duke theksuar se interesat afariste të OBRM-PDUKM-së janë të parat.

Advertisement

The post Kaevski: Fronti Evropian do të formojë qeverinë e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy