Branko Crvenkovski nuk zbulon nëse janë të sakta informacionet se po formohet parti e re politike.

Nga kabineti i tij për Kanal 5 u përgjigjën se ish-presidenti mbetet me të njëjtin qëndrim se nuk jep deklarata në opinion për çdo çështje edhe pse sot Zaev, pasardhësi i tij në LSDM, tha se Crvenkovski nuk mund të jetë asgjë përveç LSDM dhe se këto janë spekulime.

“Spekulimet janë të pranishme për shkak se në Ohër paralajmërohet një listë e re me anëtarë tanë socialdemokratë”, tha Zaev.

Ndryshe, nënkryetarja Radmilla Sheqerinska para disa ditëve dha dorëheqje nga pozita e saj, por me sqarim se jep mundësi për kuadro të reja, ndërsa mëdyshjet u shtuan edhe me shkarkimin e Stojko Paunovskit nga pozita e drejtorit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kabineti i Crvenkovskit: U përmbahemi deklaratave appeared first on Telegrafi.