Lehona 39 vjeçare që para dy javësh u hodh nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, mbrëmë ka ndërruar jetë.

Ngjarja fatkeqe ndodhi më 2 korrik, ndërsa pacientja për 12 ditë ishte në gjendje kritike për jetën. Mjekët nuk arritën ta mbajnë në jetë edhe përkundër përpjekjeve të shumta.

Lehona tashmë e ndjerë ishte sjellë në klinikë në javën e 36 të shtatzanisë dhe kishte lindur fëmijë të shëndoshë, por në rrethana të pasqaruara ende dhe në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike, ajo ishte hedhur nga dritarja e katit të parë të klinikës.

Për tragjedinë u iniciua edhe një inspektimm, ndërsa ende nuk ka një raport përfundimtar edhe nga komisioni i ekspertëve në lidhje me këtë rast. /KlanMacedonia/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ka ndërruar jetë lehona që u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.