
Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) gjatë ditës ka mbërritur terapia biologjike pas furnizimeve të reja publike, konfirmojnë për MIA-n nga ky institucion shëndetësor publik.
“Pacientët në kohën e duhur do të njoftohen nga stafi i KU-së për radioterapi dhe onkologji se kur të vijnë për aplikimin e terapisë dhe/ose për të marrë terapinë me tableta”, sqarojnë nga klinika.
Ata shtojnë se gjatë ditës dhe gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen të gjitha barnat.
Nga klinika i’u përgjigjën pozitivisht pyetjes sonë nëse i kishin tashmë të gjitha ilaçet që mungonin.
Advertisement
The post Ka mbërritur terapia biologjike në Onkologji, pacientët do të informohen kur mund ta marrin appeared first on Telegrafi.