Sashko Jovev për AIM ka konfirmuar se dje e ka nënshkruar vendimin, me të cilin ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, e ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Klinikës për Kardiokirurgji.

Ai tregoi se ekipi i tij ligjor do të vendosë nga nesër nëse dhe kur do të ankimohet vendimi.

Kardiokirurgu u shkarkua nga posti i drejtorit, për shkak të asaj që ministri pretendoi se ishin konstatuar keqpërdorime të detyrës dhe evidencës.

Institucioni që drejtonte Jovev aktualisht është pa menaxher mjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa pas shkarkimit të tij, pati disa pacientë që e kundërshtuan vendimin e ministrit Mexhiti./Telegrafi/

The post Jovev e ka nënshkruar vendimin për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit të Klinikës për Kardiokirurgji appeared first on Telegrafi.