Profesori Branimir Jovanoviq në emisionin “24 analiza” tha se paga minimale gjithmonë ka shërbyer si instrument për kujdesin e punëtorëve.

“Gjithmonë ka qenë masë kontradiktore që ka pasur kundërshtarë. Është mjet për t’i mbrojtur punëtorët dhe sot kundërshtarë të kësaj mase thonë se nëse rritet paga, do të ulet rezultati i frimave. Ne në stdimin që e publikuam javën e kaluar i analizuam rezultatet e rritjes së pagës minimale në vitin 2017 ku nga 9.500 denarë u rrit në 12.000 denarë”, tha Jovanoviq.

Ai theksoi se hulumtimi ka treguar se rritja e pagës minimale nuk ka efekte negative ndaj firmave dhe nuk lëshon nga puna punëtorë dhe as që zvogëlohet produktiviteti.

“Paga minimale e rriti produktivitetin e punëtorëve dhe firmave”, tha Jovanoviq./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Jovanoviq: Rritja e pagës minimale rrit produktivitetin e punëtorëve dhe firmave appeared first on Telegrafi.