Kos: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare

Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova dhe komisionerja evropiane Marta Kos do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në hapjen e forumit “Bashkimi Evropian takohet me Ballkanin”.

Lexo po ashtu
Kos: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky do të jetë takimi im i parë me komisioneren Kos. Ne duam të dëgjojmë prej saj se cili është vizioni për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Vëzhgimi im është se kjo temë është braktisur plotësisht në muajt e fundit”, tha nënpresidentja bullgare para fillimit të forumit.

Jotova konfirmoi gjithashtu se do të shprehë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për mendimin tim, ky debat është duke u deformuar si këtu në Bullgari ashtu edhe në skenën evropiane. Ka një përpjekje nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut që kërkesat normale të Bullgarisë, respektimi i kritereve evropiane t’i paraqesin pothuajse si një trillim nga ana jonë dhe po përpiqen gjithashtu t’i vendosin në një bllokadë bilaterale, gjë që nuk është e vërtetë”, komentoi Jotova./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Jotova: Kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut kërkesat bullgare mundohen t’i paraqesin si trillim appeared first on Telegrafi.