Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova thotë se Bullgara vazhdon të jetë në trysni të madhe evropiane për të hequr veton te bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Sipas saj, në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë janë rritur kuptimet për kërkesat e Sofjes ndaj Shkupit lidhur me të drejtat e personave me identitet bullgar.
Ajo theksoi disa opsione që kërkesat e Bullgarisë të jenë pjesë e kornizës negociuese mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
“Nuk dihet nëse këto kushte që do t’i vendosim do të jenë në kapitullin e parë ose do të jenë të shkuara apo do të zgjasin si linjë gjatë gjithë procesit, ose do të vendosen në kapitullin e 36-të”, tha Jotova.
Ajo theksoi se për këtë çështje duhet të diskutohet në Samitin e 6 tetorit BE – Ballkani Perëndimor./Telegrafi/
The post Jotova: Bullgaria vazhdon të jetë në trysni të madhe për të hequr dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.