Kryetari i grupit parlamentar të partisë popullore në Bullgari, Toshko Jordanov, pas mbajtjes së këshillit të koalicionit, nuk është i sigurt se do të ketë përparim ose bllokim të mëtejshëm në heqjen e vetos për Maqedoninë.

“Pas këshillit të koalicionit për Maqedoninë e Veriut, me këtë lloj partnerësh të koalicionit, nuk mund të jemi të sigurt se a do të ketë lëvizje pozitive apo negative për cështjen e Maqedonisë së Veriut”, tha ai për Televizionin Nova.

Mbrëmë për këtë çështje kanë diskutuar katër partitë në koalicion dhe pas takimit është bërë e ditur se heqja eventuale e vetos për anëtarësimin e vendit në BE do të kalojë domosdoshmërisht me votim në Kuvendin Kombëtar.

Toshko Jordanov tha se kanë biseduar me diplomatët evropianë për premtimet që u janë bërë në 4 muajt e fundit për heqjen e vetos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jordanov theksoi se presioni për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut me BE-në vjen nga disa vende të BE-së, por nuk pranoi të specifikojë se cilët janë ata.

“Ne po punojmë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar të koalicionit. Nëse e respektojnë, nuk ka problem. Nëse nuk e respektojnë, pasojat do të jenë me ta”, tha deputeti Jordanov.

Sipas tij, ideja e “Bullgarisë Demokratike” për të çuar përpara procesin dypalësh nëse Komisioni Evropian merr garanci në procesin e negociatave, është e vështirë të arrihet.

The post Jordanov: Për largimin e vetos ndaj Maqedonisë mund të ndodh edhe ndonjë befasi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";