Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së tij në Londër, ku po mbahet Forumi Botëror i Arsimit, ka takuar sot një grup studentësh që studiojnë në institucionet prestigjioze britanike të arsimit të lartë me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Më vjen mirë që u takova me ju dhe që kemi mundësinë të diskutojmë përvojën tuaj në studimet në universitetet më të mira, për të cilën keni mbështetjen e plotë nga unë dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Besoj se njëri prej jush do të jetë Elon Musk i radhës, i cili do të mund të investojë me shumë sukses potencialin e tij në tregun tonë, i cili përveç suksesit personal, do të përdoret plotësisht për përparimin dhe promovimin e vendit tonë, për të përmirësuar edukimin, promovimin e ndërmarrësisë rinore dhe demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit”, është shprehur Shaqiri.

Shaqiri, siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka theksuar se plani i Qeverisë është që të vazhdojë përkrahja financiare për të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në ndonjë nga universitetet më të mira në botë.

Gjithsej nëntë studentë nga Maqedonia e Veriut studiojnë në Kings College, University College të Londrës dhe Imperial College London, me bursa të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, bursa këto të vlefshme për të gjithë studentët që arrijnë të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve, në ndonjërin ndër 100 universitetet më të mira në botë sipas renditjes së Shangait.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimin e ministrit me studentët e organizoi Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Londër dhe ambasadorja Aleksandra Miovska, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

The post Jeton Shaqiri takon në Londër bursistët nga Maqedonia që po vazhdojnë studimet jashtë vendit appeared first on Telegrafi.