Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se janë dorëzuar tekstet në të gjitha shkollat ​​e Shkupit. Ai tha se gjatë këtyre ditëve kanë mbërritur edhe tekstet për klasën e gjashtë.

“Faleminderit për mirëkuptimin. Ne jemi ndryshe nga viti i kaluar. Ne thamë se do të dorëzohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, por për shkak të problemeve teknike po i dorëzojmë gjatë kësaj periudhe. Nuk kemi arritur atëherë, por më vjen mirë që mbaroi dërgesa”, u tha Shaqiri gazetarëve të pranishëm.

Ministri theksoi se kur mbërrijnë në kohë programet arsimore, vijnë në kohë edhe tekstet.

“Është dashur të punohet rregullimi grafiko-teknik për tekste të caktuara. Në disa autorët kanë kërkuar që të korrigjohen disa pjesë”, tha Shaqiri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka theksuar se nuk kanë asnjë problem me operatorin ekonomik dhe kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm dhe se shtypja e teksteve mund të fillojë në çdo moment kur të dorëzohen kërkesat./Telegrafi/

The post Jeton Shaqiri: Në të gjitha shkollat e Shkupit janë dorëzuar librat appeared first on Telegrafi.