Jeton Shaqiri: Ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejtë digjitalizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me konferencën virtuale ,,Teknologjia e Informacionit mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut – Partneriteti B2B”, nën organizim të Delegacionit të ekonomisë gjermane në vendin tonë edhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit – MASIT.

Ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejtë digjitalizimit. Thellojmë bashkëpunimin. Shkëmbejmë eksperienca.

“Sot isha pjesë e konferencës virtuale ,,Teknologjia e Informacionit mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut – Partneriteti B2B”, nën organizim të Delegacionit të ekonomisë gjermane në vendin tonë edhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit – MASIT.

Në vitet e kaluara, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërmori hapa të rëndësishëm ndaj digjitalizimit, nëpërmjet vendosjes së themeleve juridike dhe teknike. Hapi i parë ndaj digjitalizimit të qëndrueshëm është krijimi i një mjedisi të drejtë, të qëndrueshëm të digjitalizimit. Si krijues të politikave, ne jemi të vetëdijshëm se kjo mund të krijohet vetëm me dialog të përhershëm me sektorin e biznesit.

Advertisement

Gjatë konferencës informova pjesëmarrësit edhe mbi miratimin e Planit Operativ Nacional për Internetin “broadband”, i cili është në harmonizim me standardet e BE-së, më tej për Strategjinë afatgjate të TIK-ut 2021 – 2025, e cila është në procedurë parlamentare, si dhe mbi projektin e përforcimit të e-Qeverisë.

Ne, nuk ndalojmë këtu! Aktualisht, kemi disa projekte digjitale në fazë të ndërtimit. Një prej tyre është projekti mbi përforcmin e-Qeverisë, i cili për më pak se tre vite duhet të rezultojë me publikimin e më tepër se 135 shërbimeve të Portalit Kombëtar të e-shërbimeve.

Bashkëpunojmë me USAID-in mbi përforcimin e sigurisë kibernetike të projektit kritik infrastrukturor. Hartojmë ligje dhe amandamente, të cilët do të mundësojnë për një periudhë të shkurtër formimin e Agjencisë së re mbi digjitalizimin e regjistrave që duhet ta orientojnë digjitalizimin horizontal në të gjitha institucionet publike”, shprehet Shaqiri.

The post Jeton Shaqiri: Ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejtë digjitalizimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy