Siç njoftojn nga MSHIA, sot në hapësirat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministr Jeton Shaqiri, e pranoi në një takim të rëndësishëm pune kryetarin e Sindikatës së të punësuarve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të
Republikës së Maqedonisë së Veriut (SPOGJSH) z.Peco Grujovski, sekretarin gjeneral të kësaj sindikate, z.Tërpe Deanoski dhe anëtarë të tjerë të sindikatës.

Sipas njoftimit në takim u trajtuan temat: Propozim-ligji për nëpunësit administrativ, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe rrogat e nëpunësve administrativ.

“Në fund të takimit, ministri Shaqiri dhe kryetari i SPOGJSH-së Grujovski, ranë dakord lidhur me rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, me qëllim që të sigurohen kushte më të mira pune për të punësuarit në organet e administratës shtetërore”, thuhet në njoftimin e MSHIA-s.

Sipas ministrit Jeton Shaqiri, efikasiteti i administratës shtetërore varet nga niveli i mirëqenies së të punësuarve në organet e administarës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Jeton Shaqiri: I përmirësojmë kushtet e punës në organet e administratës shtetërore appeared first on Telegrafi.