Jeton Pustina: SHKA “Xheladin Zeqiri” është brend, merita është e anëtarëve të mëhershëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jeton Pustina nga shoqata kulturore-artistike “Xheladin Zeqiri” në Tetovë është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për historikun e shoqatës, vështirësitë dhe sukseset, si dhe koncertin e fundit për përvjetorin e shoqatës.

Ai tha se koncerti i fundit ka dëshmuar se në shoqatë bëhet punë me përkushtim të madh nga çdo anëtarë, duke shtuar se secili e di rolin e vet.

“Punët në Xheladin Zeqiri çdo herë kanë shkuar mirë. Jemi ekip i madh, por çdo kush i merr punët e veta dhe jemi si orë zvicerane. Në prapaskenë natën e koncertit ka qenë interesant edhe për ne, pasi koncertet tona janë klasike, valltarët e kanë renditjen, orkestra e di orarin, mirëpo atë natë kishim pesë orkestra të gjeneratave të ndryshme dhe këngëtarë të gjeneratave të ndryshme, që e realizuam me sukses. Kjo është meritë e të gjithëve, pasi asgjë nuk u mor vesh se si hynin dhe dilnin artistët. Jemi të kënaqur me atë se si shkoi koncerti për përvjetorin e shoqatës”, tha Pustina.

Advertisement

I pyetur për momentet më të rënda të shoqatës, ai tha se ato kanë qenë para viteve të 90-ta, ndërsa tani tha se shpesh ballafaqohen me probleme financiare.

“Momentet më të rënda kanë qenë para viteve 90-ta, kur ne nuk kemi qenë anëtarë. Momentet më të këqija shoqata i ka përjetuar kur kthehet nga turneu i organizuar nga atëherë Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1980. Kur kthehen nga atje shumica e anëtarëve diferencohen, largohen dhe për disa vite ndërpritet aktiviteti i shoqërisë. Mirëpo dëshira e madhe e anëtarëve, ka qenë e domosdoshme që të rikthehet shoqëria. Gjithashtu vështirësi kemi me financat, të gjithë duan të jemi pjesë e aktiviteteve të tyre, në Tiranë, në Prishtinë, por financat janë problemi kryesor i joni”, tha Pustina.

I pyetur për momentin me të cilin krenohet më shumë, ai theksoi se ato janë themelimi i orkestrës profesionale në qytetin e Tetovës.

Advertisement

“Si pikë me të cilën krenohem është momenti kur kam dhënë shumë kontribut në themelimin e orkestrës në shoqërinë Xheladin Zeqiri dhe me atë orkestër kam bërë disa prezantime derisa e kam bindur politikën se i kemi talentet për të themeluar Filharmoninë ose orkestrën profesionale në qytetin e Tetovës. Ata kanë qenë arsyeja kryesore për të bind politikën për të themeluar orkestrën e muzikës serioze ose xhez muzikës në Tetovë”, tha Pustina.

Ndërsa i pyetur për sulmet e shpeshta nga politikanët, ai theksoi se janë mësuar me ato dhe se shpesh bëjnë edhe shaka.

“Jemi mësuar me këtë. Ata politikanë që na shajnë më shumë, ata janë të parët që ulen në radhët e para dhe që duartrokasin më shumë, por edhe që na shkruajnë elozhe në faqet e tyre në rrjetet sociale. Ne jemi mësuar me këto. Por politikanë i hanë fjalët e tyre dhe jemi mësuar me këtë. Xheladin Zeqiri është brend, çdo kush dëshiron ta ketë në kthetrat e veta. Të gjitha partitë nuk mund të mbushin sallat më shumë se shoqata Xheladin Zeqiri”, tha Pustina.

Advertisement

Kurse sa i përket angazhimit të tij në politik, ai tha se asnjëherë nuk e ka menduar dhe nuk beson se e bënë mirë këtë punë.

“Nuk e kam menduar dhe nuk besoj që e bëjë mirë atë punë. Për të qenë kryetar duhet t’i përkushtohesh asaj punës dhe aty bënë edhe miq edhe armiq, por unë nuk jam mësuar me shumë armiq”, tha mes tjerash Jeton Pustina./Telegrafi/

The post Jeton Pustina: SHKA “Xheladin Zeqiri” është brend, merita është e anëtarëve të mëhershëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy