“Javna soba” paralajmërohen ndryshime në kodin penal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shteti nuk ka arritur të edukojë të rinjtë se si të mbrohen në internet, dhe nga keqpërdorimi i mundshëm i ndarjes së të dhënave personale. Kjo duhej të ishte një masë parandaluese, thotë Liljana Pecova Ilieska, eksperte mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas saj, institucionet dështuan në masat, sepse për periudhën prej një viti ata po përballen për herë të dytë me rastin “Javna soba”.

Kjo do të thotë që ne kemi dështuar në mënyrë sistematike të vendosim mjaft dispozita ligjore që mund t’i përgjigjen teknologjive të reja dhe kohërave të reja. “Por, të gjitha kombinimet e mjeteve parandaluese, fjalë për fjalë, duhet ta ndjekin teknologjinë e re, për të përmbushur nevojat e shoqëris- deklaroi Liljana Pecova Ilieska – eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas Pecova Ilieskës, ndryshimet ligjore të paralajmëruara në Kodin Penal janë të domosdoshme, por vetëm nëse ato zbatohen.

“Zgjidhje mund të jenë vetëm nëse përdoren në praktikën gjyqësore dhe assesi tjetër. Pra, është i kotë numri i të arrestuarve nëse në fund nuk kemi të akuzuar dhe të dënuar. Përndryshe, legjislacioni, ja edhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është harmonizuar me legjislacionin e BE-së në pjesën e mbrojtjes, por ku është privatësia e të dhënave që janë shpërndarë në rrjetet sociale, sa jemi të vetëdijshëm se çfarë abuzimesh mund të ndodhin?”, pohoi Liljana Pecova Ilieska – eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale

Advertisement

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq u takua me një nga viktimat e “Javna soba”, e cila njoftoi publikisht se fotografitë e saj ishin keqpërdorur. Mariçiq përsëriti qëndrimin se janë përgatitur ndryshime në Kodin Penal, në të cilin do të ketë dispozitë të re, e cila ka të bëjë me ndjekjen

Propozim- ndryshimet në Kodin Penal:

“Personi i cili me këmbëngulje për një kohë të gjatë në mënyrë të paautorizuar, ndjek ose në mënyrë tjetër përzihet në jetën personale të një tjetri ose kërkon të vendosë kontakt të padëshiruar me të duke lëvizur në hapësirën ku është ky person, duke keqpërdorur të dhënat personale, me shfrytëzimin e mjeteve të telekomunikimit, ose në ndonjë mënyrë tjetër bën presion psikologjik, e frikëson ose shqetëson dhe me këtë shkakton ndjenjë pasigurie, shqetësim ose frikë për sigurinë e tij ose të personit të afërt me të, dënohet me para ose deri në tre vjet burg”.

Deri më tani, policia ka arrestuar katër persona për rastin “Javna soba”, ndërsa nga Ministria e Brendshme thonë se po punojnë për zbulimin edhe të personave nga grupi i sapo hapur./Alsat/

Advertisement

The post “Javna soba” paralajmërohen ndryshime në kodin penal appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy