Buletini i përjavshëm i Qendrës për Shëndet Publik nga Ohri, që mbulon komunat e Ohrit, Debrcës, Strugës, Vevçanit, Dibrës dhe Qendrës Zhupa, tregojnë se në periudhën nga 27 qershori deri më 3 korrik, me COVID-19 janë konfirmuar 50 persona nga Ohri, 52 nga Struga dhe 13 persona nga Dibra.

Javën e kaluar, nga gjithsej 280 materiale të marra për ekzaminim, 176 janë mbledhur sipas indikacioneve epidemiologjike (personat që plotësojnë kriteret për përcaktimin e rastit) (Ohri dhe Debrca 73, Struga dhe Vevçani 66, Dibra dhe Qendra Zhupa 37), ndërsa 104 materiale janë marrë gjatë skriningut të testimit me referim nga një mjek amë, Ohër dhe Debrca 56, Strugë dhe Vevçani 48.

Në mjekim shtëpiak janë 75 persona në Ohër, 78 në Strugë dhe dhjetë në Dibër. Në Ohër 161 raste me coronavirus janë aktive, 148 në Strugë dhe 51 në Dibër.

Në këtë periudhë janë shëruar nëntë persona nga Ohri, dhjetë persona nga Struga dhe katër persona nga Dibra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e kaluar, shtatë vdekje janë regjistruar nga Covid-19, një nga Ohri dhe gjashtë nga komuna e Strugës./Telegrafi/

The post Javën e kaluar në Ohër 50, Strugë 52 dhe Dibër 13 raste e coronavirus appeared first on Telegrafi.