Javën e ardhshme kryprokurorja Ruskovska do të përforcohet me 5 prokurorë të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 10 mars Këshilli i Prokurorëve Publik caktuan seancë në të cilën do të zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Zgjedhje e prokurorëve është pikë e pestë në seancën që do të mbahet ditën e enjte, ndërkaq tashmë një muaj në këtë prokurori punohet me 5 prokurorë më pak për shkak 5 prokurorëve u skadoi afati më 1 shkurt.

Më herët, shefja e kësaj prokuroria u shpreh se funksionojnë me vështirësi, ndërsa në gjykime nga 1 shkurti shkojnë vetëm prokurorët me mandat.

Për 5 vendet e lira në garë janë 10 prokurorë të cilët konkurruan në konkursin në dhjetor, ndërsa në mesin e tyre janë edhe prokurorët të cilëve u skadoi afati siç janë Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mireçeska – Kuzmanovska dhe Engjëllushe Kadriu Lleshi.

Advertisement

Pesë prokurorët tjerë janë Zllatko Bikovski, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova, Imran Osmani dhe Arsim Ademi./Telegrafi/

The post Javën e ardhshme kryprokurorja Ruskovska do të përforcohet me 5 prokurorë të tjerë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy