Java e Dizajnit në Milano, zbulohet bashkëpunimi mes IQOS dhe markës italiane të dizajnit SELETTI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si mbështetje e misionit të Philip Morris International dhe duke festuar për komunitetin në rritje të përdoruesve që tashmë numëron më shumë se 32 milionë në mbarë botën, IQOS me krenari shpalli bashkëpunimin me markën legjendare të dizajnit SELETTI gjatë Javës së dizajnit në Milano.

Projekti i ri që sjell IQOS me firmën e SELETTI quhet Curious X: Sensorium Piazza. Instalacioni ndërthur botën fizike dhe atë digjitale, duke krijuar një dimension të papritur ku arti dhe teknologjia ndërlidhen për të krijuar ndërveprime domethënëse dhe të jashtëzakonshme.

Instalacioni ishte i hapur në Opificio 31, në Tortona Rocks, nga 7 deri më 13 prill 2025 – një hapësirë multisensoriale ku njerëzit mund të takohen, të bisedojnë dhe të krijojnë rrjetëzim.

Advertisement

“Bashkëpunimi ynë me SELETTI udhëhiqet nga besimi i përbashkët se kurioziteti hap rrugën për kreativitet revolucionar që na frymëzon të lidhemi dhe të eksplorojmë mundësi të reja përtej kufijve. Të jesh përgjithmonë kurioz në IQOS është ajo që në fund na mundëson të zhvillojmë vazhdimisht alternativa më të mira pa tym,” – deklaroi Stefano Volpetti, Drejtor i Përgjithshëm për Konsumatorët dhe President i produkteve pa tym.

Duke i bërë nder kontrasteve të guximshme dhe reinterpretimeve pop që janë tipike për stilin e SELETTI, dhe njëkohësisht duke eksperimentuar me kode inovative, Sensorium Piazza e transformon çdo vizitor nga spektator në protagonist.

Advertisement

“(R)revolucioni është filozofia jonë kryesore. Është një filozofi që na shtyn të mendojmë në mënyrë të re. Kreativiteti në thelb është inovacion. Duhet gjithmonë të krijosh diçka që askush nuk e ka bërë më parë,” – u shpreh Stefano Seletti, Drejtor Kreativ i SELETTI & CEO.

Promo: IQOS

The post Java e Dizajnit në Milano, zbulohet bashkëpunimi mes IQOS dhe markës italiane të dizajnit SELETTI appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy