Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, sot nuk deshi ta komentojë aktgjykimin për rastin “Haraçi”, pasi tha se ka parë vetëm disa informacione.
Megjithatë, ai theksoi se ajo që ka lexuar është se i akuzuari Boki 13, gishtin e ka drejtuar kah Zoran Zaevi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fakt është se ajo që është më ‘gudulisëse’ në këtë moment është se ata janë vetëm ekzekutues dhe se dikush tjetër është porositësi, ndërsa ai tjetër sipas asaj që shkruan në mediat Bojan Jovanovski gishtin e drejtoi nga Zoran dhe Vice Zaev”, tha Janushev pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje demokratike dhe korrekte.
Ndryshe, Gjykata Penale sot e shpalli aktgjykimin për rastin “Haraçi”, ku Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Katica Janeva me shtatë vjet./Telegrafi/
The post Janushev për “Haraçin”: Boki 13 gishtin e drejtoi nga Zoran Zaevi appeared first on Telegrafi.