Në konferencë për shtyp, deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se MPB e Spasovskit ka arritur marrëveshja ku një gomë par automjet paguhet dyfish më shumë se çdo qytetar që do ta blente nëse blen të njëjtën gomë.
“Logjika te tenderët dhe furnizimet me shumicë është që çmimi që e paguan një institucion të jetë më i vogël nga çmimi i atij prodhimi kur shitet me pakicë, por këtu vetëm çmimi nuk është më i vogël, por dyfish më i madh”, tha Janushev.
Ai shtoi se marrëveshja kushton 1.5 milionë euro nga ku MPB është dakorduar me firmën “Pneumatik Group” dhe kur për një gomë me dimenzione 241/70 R 16 – 4X4 nga modeli SAILUN ICE BLAZER ALPINE – EVO, MPB paguan 8.700.00 denarë pa TVSH, ndërsa e njëjta kjo kushton vetëm 3.3660 denarë.
“Në shembullin e dytë, goma me dimensionet 215/65 R16 nga brendi SAVA ESKIMO HP, MPB e paguan 8.950.00 denarë pa TVSH, ndërsa të njëjtën gomë çdo qytetar e blen me 4.065 denarë”, tha ai.
Ai theksoi se faktet dhe informacionet që i ka prezantuar ai janë të mjaftueshme që Prokuroria të fillojë hetim dhe ta hetojë rastin.
“Nuk duhet me para të qytetarëve të paguhen furnizime dyfish nga çmimi i tregut. Është vjedhje klasike që duhet të dënohet, ndërsa persoant përgjegjës të japin përgjegjësi”, tha Janushev./Telegrafi/
The post Janushev: MPB dhe Spasovski përmes tenderit kanë blerë goma për automjete dyfish më shtrenjtë appeared first on Telegrafi.